Dy largime të bujshme nga televizionet amerikane

Tucker Carlson u largua nga rrjeti Fox News, Don Lemon lë CNN-in pas 17 vjetësh

Çastet e fundit të punës së Tucker Carlson, moderatorit të njohur të rrjetit televiziv amerikan Fox News. E pazakontë për Carlson të ftojë dhe të intervistojë në studio një shpërndarës picash.

Ai është mësuar të intervistojë politikanë të profilit të lartë të Partisë Republikane e njihet gjerësisht si një mbështetës në publik i ish-presidentit DonaldTrump.

Lajmin e dha vetë rrejti Fox News Media, që lajmëroi se së bashku me Tucker Carlson ranë dakord të ndërpresin kontratën. Ky vendim ndonëse jo tërësisht i papritur vjen një javë pasi Fox News dhe kompania mëmë Fox Corp arritën një marrëveshje për t’i paguar kompanisë së sistemeve zgjedhore Dominion 787.5 milionë dollarë.

Rrjeti televiziv u akuzua për shpifje dhe moderatori i shkarkuar Tucker Carlson ishte zëri kryesor mbështetës i teorive konspirative se makinat e kompanisë Dominion i vodhën presidencën Donald Trumpit. Carlson dhe të tjerë e mbajtën gjatë këtë retorikë. Një zëdhënës i ish-presidentit Donald Trump, ishte ndër të parët që reagoi në Twitter: “Fox News është opozitë e kontrolluar”, tha ai.

Vetë moderatori Carlson pritej të dëshmonte në gjyq ndërkohë përgjigjet zbuluan se ai ishte në dijeni të lajmeve të rreme por për shkak të audiencës kishte vendosur t’i transmetonte ato. Vendimi nga Fox ka qenë i vështirë për vetë faktin se çdo program i Carlson ka milionë shikime jo vetëm në televizion por edhe në rrjetet sociale. Programi i fundit i Carlson ishte më 21 prill.

Por i papritur ishte shkarkimi nga rrjeti televiziv CNN i prezantuesit të vjetër Don Lemon. Ai u shpreh “i shtangur” me vendimin.

“Pas 17 vitesh në CNN, prisja që dikush nga kompania me mirësjellje të ma thoshte drejtpërdrejt. Në asnjë moment nuk më është dhënë asnjë tregues se nuk do të mund të vazhdoja të bëja punën që kam dashur.”

Ndonëse një prezantues i vjetër Lemon bëri komente të papërshtatshme për kandidaten republikane për presidente Nikky Halley. Pavarësisht kësaj shkaku i largimit mund të jetë audienca e ulët.

CNN-i e spostoi Don Lemon-in nga programi i mbrëmjes në atë të mëngjesit. në CNN This Morning. Lëvizja nuk e rriti audiencën e emisionit të mëngjesit, gjë që e bën të vështirë justifikimin e një pagë të madhe në kohë të vështira.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share