Aleanca për Shqiptarët e ndarë në dy taborre, sot po zhvillon Kongresin e dytë të jashtëzakonshëm brenda 3 ditëvë. Të premten u mbajt Kongresi i thirrur nga kryetari i partisë, Arben Taravari, ndërsa sot në Shkup do të mbahet kongres i thirrur nga kryetari i Kuvendit, Ziadin Sela.
“Sot, e diel (18.02.2024) me fillim në ora 13:00, në sallën e Operas dhe Baletit në Shkup, do të mbajë punimet Kongresi IV i jashtëzakonshëm i Aleancës për Shqiptarët.
Pjesa solemne me fjalimet e zyrtarëve do të jetë e hapur për media, ndërsa pas pjesës së punimeve do të ketë edhe deklaratë për media”, thuhet në njoftim.
Në këtë kongres, siç është paralajmëruar nga Ziadin Sela, do të votohet për shkarkimin e kryetarit të ASH-së./tvklan.mk