Dy gjoba për Visar Ganiun nga policia: “Arsyeja është vizita e kryeministrit Kurti”

Kreu i komunës së Çairit, Visar Ganiu është ftuar në Stacionin Policorë të Bit pazarit për bisedë informative.

Ganiu tha se i është njoftuar për dy gjoba për kundërvajtje gjatë vizitës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Çair.

“Rreth orës 13:30 jam i ftuar nga kryeshefi i Policisë “Bit Pazar”, që të vijë në bisedë informative. Arsyet më janë treguar, kanë vendosur që për momentin t’i kem dy dënime për kundërvajtje, kështu që arsyeja është vizita e kryeministrit Albin Kurti në Çair”, tha Ganiu.

Ganiu tha se sipas njoftimit, gjobat janë për shkak se nuk është kënduar himni i Maqedonisë së Veriut dhe nuk ka pasur flamuj të Maqedonisë së Veriut.

“Thirren në ligj për shkak se nuk është kënduar himni i Maqedonisë atë ditë aty, dhe që nuk ka pasur flamuj, dmth protokolli nuk e ka paraparë që të ketë flamuj, nuk ka pasur të Maqedonisë, por nuk ka pasur as të Kosovës”, deklaroi Ganiu.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share