Dy gazetarë të Al Jazeera janë plagosur në një sulm ajror izraelit pranë Rafah.
Njërit prej tyre – një reporteri i quajtur Ismail Abu Omar – iu amputua këmba e djathtë për shkak të ashpërsisë së lëndimeve të tij, raportoi Al Jazeera.
Mjekët po përpiqeshin të ndalonin gjakderdhjen dhe të shpëtonin këmbën e tij të majtë.
I plagosuri tjetër i cili është kameraman i këtij mediumi quhet Ahmad Matar.
Zyra e mediave e Hamasit dënoi atë që e quajti një sulm “të qëllimshëm” nga ushtria izraelite ndaj dy gazetarëve, duke thënë se ishte një përpjekje për të “frikësuar dhe terrorizuar”.
Ushtria izraelite nuk ka komentuar ende mbi akuzat, shkruan Sky News, përcjell Klankosova