Dy fëmijët e Liridona Ademajt udhëtojnë drejt Suedisë, merren në përkujdesje nga shteti

Dy fëmijët e Liridona Ademajt kanë udhëtuar të shtunën drejt Suedisë.

Burime për Klan Kosova konfirmojnë se shteti suedez tashmë i ka marrë ata në përkujdesje. Kujtojmë se dy fëmijët janë shtetas suedezë.

Liridona Ademaj u vra më 29 Nëntor në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.

Si i dyshuar për këtë vepër është arrestuar edhe ish-bashkëshorti i saj, Naim Murseli dhe tre persona të tjerë.

Një prej tyre, më saktësisht personi që dyshohet se i ka siguruar armën Murselit, u arrestua mbrëmjen e së shtunës./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share