Dy adoleshentët i shpëtojnë mbytjes në bregdetin e Durrësit, zbehen shpresat për 18-vjeçarin që u fut në det për t’i ndihmuar

Dy adoleshentë janë shpëtuar nga mbytja në det këtë të enjte. Ngjarja ka ndodhur në bregdetin e Bisht Pallës në Durrës.

Sipas asaj që ka mësuar gazetarja Enkelejda Arapi dy 15-vjeçarët janë nxjerrë nga uji dhe janë dërguar në spital. Por dyshohet se si pasojë e kësaj ngjarje është mbytur një 18-vjeçar.

Ky i fundit mendohet se hyri në ujë për të shpëtuar më të vegjlit, por nuk ka dalë dot.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes po vijon kërkimet. Por sipas gazetares ka kaluar kohë dhe shpresat për të gjetur të gjallë 18-vjeçarin janë zbehur./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share