Një tjetër ngjarje e rëndë trondit sërish vendin. Një konflikt mes dy personave në qendër të Kavajës pasditen e kësaj të mërkure i kushtoi jetën dy 43-vjeçarëve, të cilët vranë njëri-tjetrin.
Viktimat janë Altin Rexha alias Sali Rexha nga Kukësi dhe Edmond Gosa, nga Kavaja. Në rrethana të cilët mbeten ende për t’u sqaruar, në konflikt e sipër Edmond Gosa ka goditur me thikë Altin Rexhën. Ky i fundit është përgjigjur duke e qëlluar me armë zjarri Gosën.
Për pasojë të dy kanë mbetur të vrarë.
Ngjarja mësohet se nisi në ambientet e këtij lokali, që ndodhet në vendin e quajtur tek kryqëzimi i valutës. Palët u konfliktuan brenda ambientit dhe e vijuan përballjen deri jashtë në rrugë.
Nga vendi i ngjarjes, gazetarja Enkelejda Arapi raportoi se dyshja kishin konflikte me njëri-tjetrin prej të paktën 2 vitesh, megjithatë deri më sot, ky konflikt nuk ishte përshkallëzuar asnjëherë deri në këtë pikë.
Sipas gazetares, ngjarja e rëndë është dëshmuar nga persona të shumë të ndodheshin në lokal e zonë.
Mbeten të paqarta shkaqet e kësaj ngjarjeje të rëndë, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të saj.
(Video nga vendi ku ndodhi ngjarja me dy të vrarë)
“Më datë 29.03.2023, në Kavajë, tek kryqëzimi i valutës, ka ndodhur një konflikt midis dy shtetasve, ku shtetasi Edmond Gosa 43 vjeç, ka plagosur me thikë shtetasin Altin Rexha, 43 vjeç, ndërsa ky i fundit ka plagosur me armë zjarri shtetasin Edmond Gosa. Si pasojë e plagëve të marra të dy shtetasit e përfshirë në konflikt, kanë ndërruar jetë në spital”.
“Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Në përfundim të veprimeve paraprake në vendngjarje, do të kemi një informacion vijues”, tha policia në një informacion paraprak për mediat./tvklan.al