Sot në qytetin bregdetar të Durrësit, në organizim nga Shoqata Vllaznimi dhe në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit, u mbajt edicioni i 10-të i Turneut Mbarëkombëtar“Kupa Pavarësia 2022″.
Në këtë Turnir tradicional morrën pjesë ekipe nga të gjitha trojet shqiptare si nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi , të cilët pas perfundimit të ndeshjeve në ceremoninë mbyllëse nga ana e organizatorit në shenjë të respektit janë nderuar Kupën simbolike të festave kombetare.
Gjatë ceremonisë së ndarjes se Kupave te pranishëm ishte përfaqësuesi i Federatës Shqiptare të Furbollit z. Arbër Kalemi dhe përfaqësuesi nga Bashkia e Durrësit z. Ilia Milloshi.
Një falënderim shkon për të gjithë ata që kanë përkrahë organizimin e edicionit të 10-të “Kupa Pavarësia 2022” si Muharrem Hoxha, Bashkim Domi dhe Andi Zoto
Presidenti i Shoqatës Vllaznimi , Idriz Gashi publikisht ka falënderuar të gjitha ekipet, fëmijët dhe prindërit e tyre që ishin të pranishë në këtë evenyti festiv të sportit./KlanMacedonia
Përgatiti Shaban Sinani