Durrës: Përfundoi edicioni i 19-të Turneu mderkombetar i futbollit për grupmoshat e reja “Vllaznimi Cup 2024”

Në Durrës është zhvilluar ceremonia e mbylljes së aktivitetit për grup-moshat U- 15 dhe U-17 , të edicionit të 19-të Turneu ndërkombëtar i futbollit “Vllaznimi Cup 2024” që organizohet nga Shoqata Vllaznimi në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit. Në këtë aktivitet morën pjesë ekipe nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Zhvillmi i ndeshjeve në grupe nxori dhe ekipet që kaluan në fazën finale të aktivitetit. Pas përfundimit të ndeshjeve gjysmëfinale dhe finale janë ndarë dhe çmimet për secilën kategori të grupmoshave. Fituesit e këtij aktiviteti u shpallën:

U-15 Vendi i parë: Arena Shijak

Vendi i dytë: Sporting Durrës

Vendi i trete: Vizioni Ferizaj

U- 17 Vendi i parë: KfF Turbina

Vendi i dytë: Kamza Sport

Vendi i tretë: Liria Prizren

Mbylljen e aktivitetit e përshëndeti përfaqësuesi i FSHF z. Arber Kalemi ku uroj lojtarët për pjesëmarrjen dhe lojërat e bukura e cilësore që treguan gjatë aktivitetit. Presidenti i Shoqatës Vllaznimi z. Idriz Gashi gjithashtu në fjalën e tij falënderoj të gjithë të pranishmit që e bënë këtë aktivitet kaq madhështor. “Pasi ky aktivitet ka si qellim zhvillimin e futbollit të moshave dhe pjesëmarrje sa më shumë ekipeve. Një falënderim special shkon për ata që ndihmuan dhe bënë të mundur zhvillimin e këtij aktiviteti si Alubaualeks, Ansi Farma, Uji Tepelena, Synergy realestate. Një falënderim special shkon për TV Klan Maqedoni dhe gazetarin e mirënjohur Shaban Sinani që prej 19 vitesh pasqyron kët aktivitet të Shoqatës Vllaznimi”.

Gjithashtu Shoqata Vllaznimi falënderon te gjithë pjesëmarrësit në këtë aktivitet lojtarë, trajnerë, prindër që besuan dhe bën të mundur që ky aktivitet të tregoje dhe njëherë vlera të larta sportive e shoqërore./tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share