Durmishi: Spasovski përpiqet ta partizojë policinë e Tetovës

Kryetari i Këshillit Komunal në Tetovë, Besar Durmishi ka dëruar një sërë akuzash ndaj ministrit të Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, se ai po punon në partizimin e sektorit të Punëve të Brendshme në Tetovë. Durmishi thotë se ministri Spasovski po tenton që të tejkalojë Këshillin Komunal dhe përmes Qeverisë të zgjedh komandant të SPB-Tetovë. Ai thonë se në propozimin e emrave në Këshill, Spasovski ka bërë shkelje ligjore.

“Në tre emrat e parë që i propozoi Ministri, këshilltarët e Këshillit komunal të Tetovës, nuk i dhanë mbështetje asnjërit. Sipas ligjit, ministri obligohet të propozojë tre emra të rinj. Por në propozimet e reja, ministri ka bërë shkelje të rëndë të ligjit, pasi ka propozuar dy emra të rinj dhe përsëri e ka ri propozuar njërin nga emrat e parë, i cili, siç po duket është person i afërt i ministrit ose i partnerëve BDI-LSDM, të cilët po tentojnë ta bëjnë policinë e shtetit, si polici familjare ose private. Kuptohet se pas kësaj shkelje ligjore të ministrit, vështirë se Këshilltarët do i japin mbështetje një personi partiak. Pasi policia duhet të qëndroj larg ngjyrimeve partiake dhe në asnjë moment të mos bëhet mashë për keqpërdorime të caktuara. Por e gjithë kjo bëhet me qëllim nga dyshja LSDM-BDI, që edhe herën e dytë të dështojë zgjedhja e kryeshefit të SPB – Tetovë, që pastaj për këtë të vendos vet Qeveria”, tha Besar Durmishi, Kryetar i Këshilit Komunal të Tetovës./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share