Dukesha mesazh pas diagnostikimit me kancer: Jam në shok, kontrolloni nishanet

Sarah Ferguson, Dukesha e Jork-ut është diagnostikuar me një formë të kancerit të lëkurës, raportuan mediat britanike, një tjetër problem shëndetësor për një anëtar të familjes mbretërore të Britanisë.

64 vjeçarja Ferguson e cila është e martuar me princin Andrew, u trajtua për kancerin e gjirit vitin e kaluar dhe tani është diagnostikuar me kancer të lëkurës. E tronditur, por me humor të mirë, Sarah Ferguson tha në deklaratën e saj të parë publike, se është “mirënjohëse” për mesazhet e dashurisë dhe mbështetjes që ka marrë, ndërsa me rastin e përvojës së saj ajo thekson “rëndësinë e kontrollit të madhësisë, formës, ngjyrës dhe strukturës së çdo nishani të ri që mund të jetë një shenjë e melanomës.

“Po pushoj në shtëpi me familjen time dhe ndihem e bekuar për dashurinë dhe mbështetjen e tyre”, ka përfunduar në postimin e saj Sarah Ferguson. Zyrtarët e familjes mbretërore njoftuan gjithashtu se Princesha Kate, gruaja e trashëgimtarit të Charles, Princit William, i ishte nënshtruar një operacioni të suksesshëm të planifikuar abdominal dhe do të qëndrojë në spital rreth dy javë.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share