“Duhet të jesh shumë kokëkrisur” – Musa Xhaferi nga Saraji: Nuk do ta lejojmë deformimin e BDI-së

“Grupi i zjarrit” në BDI sonte mbajti takim me qytetarët e Sarajit. Njëri nga drejtuesit e këtij grupi, Musa Xhaferi në fjalimin e tij lëshoi një sërë porosish drejt kreut të partisë dhe në veçanti për zëvendëskryeministrin Artan Grubi, përcjell Klan Macedonia. Sipas Xhaferit, përkrahësve të grupit të tyre po u bëhen presione, ndërsa u shpreh se ai me shokë nuk do ta lejojnë deformimin e partisë.

“Ai nuk e ruajti vendin e tij si mysafir fillimisht, por u shndërrua në uzurpator të partisë e bashkë me servilët e tij dhe pretendon se partia është e tij. Kanë bërë shpifje, bëjnë dezinformata, luftë speciale se gjoja ne e kemi gabim. Ne mund ta kemi gabim, por ju gjithë bashkë këtu nuk mund nta keni gabim. Kur është fjala për një masë të madhe që vijnë në aktivitet, atëherë duhet të jesh shumë kokëkrisur, siç na thotë ai zëvendëskryeministri i parë, që ato nuk i kanë njerëzit”, tha mes tjerash Musa Xhaferi./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share