Dua Lipa “nuk i ndahet” rivierës shqiptare

Këngëtarja shqiptare po shijon disa ditë pushime në jug të vendit

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa është kthyer në asin e marketingut të Shqipërisë.

27-vjeçarja po shijon disa ditë pushimi larg angazhimeve profesionale.

Pasi vizitoi disa destinacione të Evropës, ylli i popit ka zgjedhur sërish jugun e Shqipërisë për pushimet e kësaj vere.

Artsitja e njohur ndau me 88.8 milionë ndjekësit e saj në rrjetet sociale një album fotosh që zbulojnë pak nga peisazhet shqiptare.

“Rikthim për disa perëndime më shumë në Shqipëri”, është mbishkrimi që shoqëron këtë foto.

Ende nuk dihet nëse është në shoqërinë e partnerit të saj regjisorin Romain Gavras apo me familjen e saj.

Megjithatë, fakti që Dua Lipa rikthehet herë pas herë në rivierën shqiptare bën që mediat ndërkombëtare të kthejnë sytë tek pushimet e Duas ku shpeshherë edhe në të kaluarën i kanë dedikuar artikuj të tërë duke u kthyer kështu në një amasadore të denjë për vendin tonë.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share