Bukuroshja shqiptare po shijon disa ditë pushimi
Këngëtarja e njohur Dua Lipa po shijon disa ditë pushimi larg angazhimeve të shumta profesionale.
Në rrjetet sociale ajo ka ndarë foto të shumta ku tregon se si po kalojnë pushimet e kësaj vere.
Në Instagram ajo ka publikuar një video, ku nën melodinë e këngës “Hajde luj qyqek” dhe me gotën mbi kokë, këngëtarja ia merr valles me miqtë dhe të afërmit e saj.
Kjo nuk është hera e parë që Dua Lipa shfaqet me një gotë në kokë dhe kërcen me shami, sipas traditave shqiptare.
Përveç familjarëve dhe miq të saj Dua shoqërohet në këto pushime edhe nga partneri i saj, regjisori i njohur Romain Gavras.
Klan News