NË RRITJE SHITBLERJA E DRUNJVE PËR NGROHJE
Pensionisti Dragi Dejanovski, për të mbledhur 30.000 denarët e nevojshëm, është dashur të ndajë për cdo muaj nga pensioni I tij modest minimal, që të blejë drunjtë për ngrohje gjatë dimrit.
Ai thotë se edhe pse çmimet e drunjve janë nga 4.700 – 5.000 denarë për metër kub, sërish ngrohja me dru është më e lirë se sa me energji elektrike.
“Për fat të keq ashtu është, por duhet të ngrohemi dhe duhet të gjejmë para për dru, rryma është e shtrenjtë, këtu blejmë dru çdo vit, ngrohemi me dru, kemi edhe opsion rezerve me rrymë, por me dru na del më i lire, deklaroi Dragi Dejanovski, blerës i druve.
Edhe pensionisti Dejanovski mendon se këtë vit dimri ka për të qenë I vështirë.
“Me shumë mundësi do të jetë i vështirë, qeveria thotë se po merr disa masa por ato masa nuk po shihen, fatkeqësisht populli ka ardhur në një situatë të vështirë, për mbijetesë”
Nëpër vendshitjet e drunjve për ngrohje cmimet lëvizin cmimet shkojnë deri në 5.000 denarë për metër kub. Pavarësisht kësaj shitësit thonë se këtë vit ka më shumë shitje se sa vitet e kaluara.
“Këtë vit kemi më shumë shitje, arsyet janë të dukshme, rritja e naftës, rritja e energjisë elektrike. Ne u përmbahemi çmimeve që të mos i dëmtojmë qytetarët sepse nuk është standardi ynë për ato çmime, por ne shkojmë me fitimin minimal për t’ju shërbyer qytetarve, për klientët çmimi është i lartë sepse tek ne standardi ësht ë i ulët, klientët janë të kënaqur, e për çmimin nuk janë të kënaqur, por shohin se është një krizë e përgjithshme, jo vetëm në Maqedoni, por në përgjithësi, deklaroi Naim Aliu, pronar biznesi.
Ndryshe, me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, Qeveria miratoi vendimin për përcaktimin e marzhit më të lartë tregtar si kusht i veçantë në tregtinë për: drutë e dushkut, dru zjarri ahu dhe peletit për ngrohje. Sipas vendimit, marzhi më i lartë tregtar për këto produkte për të gjithë tregtarët është përcaktuar maksimalisht 10%.
Të dhënat statistikore tregojnë se në Maqedoninë e Veriut dominon ngrohja me dru. Nga numri i përgjithshëm i amvisërive, mbi 60 % harxhojnë drunj si energjens kryesor për ngrohje, afër 30 % përdorin energjinë elektrike./KlanMacedonia/