Ngjarja ka si qëllim të rrisë ndërgjegjësimin për mbrojtjen e pyjeve të Amazonës
Spektakël me dronë në qytetin e Nju Jorkut. Njëmijë drone ndriçuan qiellin e qytetit amerikan gjatë orëve të vona të natës. Në video, shihen dronët që formojnë imazhe të kafshëve të egra si jaguar dhe zogj, ndërsa shoqërohen edhe me mbishkrime të ndryshme. Mes formave të shumëllojshme, bie në sy edhe kjo hartë e pyjeve të Amazonës.
Shfaqja, e cila u organizua nga organizata jofitimprurëse me bazë në SHBA – Avaaz, ka si qëllim të ndërgjegjësojë më shumë liderët politikë për mbrojtjen e mushkrive të botës.
Ngjarja vjen disa ditë përpara se liderët botërorë të nisen në qytetin e Nju Jorkut për t’iu drejtuar Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Në mesin e pjesmarrësve në OKB do të jetë edhe presidenti i Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva, i cili e bëri prioritet të administratës së tij rritjen e masave për mbrojtjen e pyjeve të Amazonës.
Klan News