Dronë në drejtim të Izraelit, reagon Irani: Kemi në shënjestër…

Sulmi me dronë në drejtim të Izraelit u konfirmua edhe nga vetë Irani. Në një deklaratë të publikuar nga media shtetërore, Garda Revolucionare tha se një degë e forcave të armatosura iraniane kishte targetuar vende specifike brenda në Izrael, me dhjetëra dronë e raketa.

Në deklaratë thuhet se sulmi u lëshua si kundërpërgjigje për “krimet e panumërta të regjimit të lig Zionist, përfshirë sulmin në konsullatën iraniane në Damask”.

Zyrtarët izraelitë të ushtrisë konfirmuan për dhjetëra dronë të lëshuar në drejtim të vendit të tyre dhe thanë se ato pritet të mbërrijnë pas disa orësh. Mediat izraelite raportojnë se dronët mund të mbërrijnë rreth orës 02:00 të natës, por raketat mund të mbërrijnë edhe më shpejt.

Izraeli ka qenë në alert maksimal për një sulm të mundshëm iranian, që prej sulmit vdekjeprurës së 2 prillit në Ambasadën e Iranit në Siri, ku mes viktimave ishin edhe dy gjeneralë kryesorë iranianë.

Izraeli është dënuar gjerësisht për këtë sulm, kur nuk e ka komentuar asnjëherë publikisht./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share