Problemet fizike duket se kanë kaluar për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar është rikthyer në stërvitje me skuadrën e Chelsea. Megjithatë, hapi i 21-vjeçarit për t’u rikuperuar nuk është kaq i madh, pasi qëndrimi jashtë fushave të lojës do të zgjas deri në fundin e sezonit aktual.
Londinezët kanë konfirmuar se faza e rehabilitimit për Brojën po shkon në etapën e duhur dhe gradualisht do të lë palestrën për t’iu rikthyer fushave të gjelbra.
“Të shtyjmë për t’u rikthyer më i fortë, është në AND-në tonë”, shkruan klubi blu përkrah fotografive të Brojës në palestrën e skuadrës.
21-vjeçari u dëmtua në humbjen 1-0 që Chelsea pësoi ndaj Newcastle katër muaj më parë. Deri në atë pikë të sezonit, Broja kishte luajtur në 18 sfida në të gjithë garat, duke shënuar edhe një gol.
Cilësitë e shqiptarit vlerësohen shumë nga drejtuesit londinez, diçka që e përligj edhe kontrata e gjatë, deri në qershor 2028. Kartoni i Brojës vlerësohet me 30 milionë euro.
Klan News