Organizata World Wide Fund For Nature bën me dije se drerët dhe pinguinët perandorë janë ndër speciet më të rrezikuara. Shkak për këtë janë bërë ndryshimet klimatike dhe gjuetia e paligjshme. Drerët dhe pinguinët perandorë janë ndër speciet më të rrezikuara ndër shumë të tjera të kërcënuara në botë.
“Mijëra specie po luftojnë me një rënie të popullsisë dhe një numër në rritje të kërcënimeve”, thuhet në përmbledhjen vjetore të organizatës jo qeveritare World Wide Fund For Nature.
“Në vitin 2000, popullsia më e madhe në botë e drerëve të egër në rajonin Taimyr në arktikun rus përbëhej nga një milion kafshë. Aktualisht ,vetëm një e katërta e tyre kanë mbetur. Në nivelet aktuale të emetimit të gazit serrë, midis 80 dhe 100% e të gjitha kolonive të njohura të pinguinëve perandorë janë në rrezik të zhdukjes deri në vitin 2100″, thuhet ndër të tjera.
Ndryshimet klimatike, por edhe gjuetia pa leje renditen si arsyet kryesore të rënies së numrit të tyre. Organizata thekson gjithashtu se asgjë nuk ishte bërë këtë vit për të mbrojtur më mirë penguinët perandorë.
Megjithatë ka patur edhe shembuj pozitivë të ruajtjes së specieve, duke përfshirë popullatën e tigrave në Nepal, e cila po rikuperohej mirë, si dhe balenat me gunga në Australi.
Klan News