“Dreq i mallkuar janë të dy” – Fatmir Limani tregon se me kë do të bashkëpunojë Lëvizja Besa

Fatmir Limani nga Lëvizja Besa u ka bërë thirrje për bashkëpunim të gjitha subjekteve politike e grupacioneve përveç BDI-së. Në emisionin Klan Debat me gazetaren Xhumadije Ibrahimi, Limani ka theksuar se Lëvizja Besa nuk lidh asnjëlloj bashkëpunimi me partitë maqedonase pa u plotësuar kushte e saj, ndër të cilat përmendi heqjen e 20 përqindëshit, rrugën eurointegruese e luftën ndaj krimit e korrupsionit, përcjell KlanM.

“Lëvizja Besa do të bashkëpunpojë me cilindo që nuk e ka në plan vjedhjen, me cilindo që nuk ka bagazh të kriminalizuar. Iu bëjmë thirrje të gjitha forcave politike shqiptare që janë të orientuara pro procesit eurointegrues dhe gjitha subjekteve politike, Alternativës, Aleancës, Grupit të zjarrit, grupeve tjera që mendojnë se e keqja e përbashkët është struktura e BDI-së”, deklaroi Fatmir Limani./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share