Drejtoria e Doganave përmes Sektorit për kontrolle dhe hetime ka zbuluar një rast të ri, ku shpedituesit, vozitës, doganierë, kanë kryer krim të organizuar me automjete të vjetra, që janë shitur nëpër lokalitete të shitjeve të veturave gjithandej vendit.
Vlera e automjeteve që ishin trafikuar, sipas autoriteteve, mbërrin në 20 milion denarë.
Vlerësohet se me këtë aktivitet të jashtëligjshëm, Buxheti I shtetit është dëmtuar për 9 milion denarë.
Në Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit janë dorëzuar kallëzime penale për 19 persona fizik dhe 5 juridik.
Janë përpunuar dokumente të falsifikuara dhe në mënyrë fiktive kanë përfunduar proceset pa u bërë pagesa kurse më pas automjetet janë lëshuar në qarkullim.
Për pesë punonjës në Doganë janë shqiptuar masa disiplinore.
Nga Dogana kanë thënë se, lidhur me këtë rast, nuk do të pritet procesi gjyqësor, që të dyshuarit të largohen nga puna.