Drejtoria e Doganave po përgatitet për vendosjen e one-stop-shop me Kosovën, gjegjësisht pikës së përbashkët kufitare mes dy vendeve në “Bllacë”, që pritet të mundësojë qarkullim më të shpejtë të mallrave dhe njerëzve.
Sipas drejtorit Stefan Bogoev, me këtë përforcohet konkurrenca e kompanive vendase në tregun ndërkombëtar dhe mundësohet mbështetje për tregtinë legale nga njëra anë dhe përmirësohen kushtet për parandalimin efektiv të aktiviteteve të paligjshme në kufirin nga ana tjetër.
“Vendkalimi kufitar Bllacë është pika e dytë më e rëndësishme kufitare në kufirin tonë verior, e cila mundëson hyrjen në Kosovë, dhe lëvizjet drejt Serbisë, Malit të Zi dhe më pas në detin Adriatik. Me modernizimin e tij kontribuojmë në përshpejtimin e tregtisë dhe transportit dhe përmirësimin e performancës së ekonomisë vendase”, theksoi Bogoev.