DREJTORI I RI I ASK-së
LSDM-ja VIJON ME AKUZAT – MEDIAT BULLGARE ME DETAJE TË REJA PËR CERTIFIKATËN E HRISTOVSKIT!
Krahas certifikatës për gjuhë angleze të Drejtorit të ASK-së, Bojan Hristovski, për të cilën mediat në Maqedoni dhe Bullgari pohojnë se është e falsifikuar, Prokuroria duhet ta hetojë edhe “stazhin” e tij – thonë nga LSDM-ja.
Socialdemokratët bëjnë thirrje që MPB-ja urgjentisht të inicojë kallëzim penal kundër Hristovskit, kurse Prokuroria Publike sa më shpejt ta zbardh rastin.
LSDM-ja rikujton se lidhur me skandalin, sic thonë, me partizimin e ASK-së, opinioni tashmë është I njoftuar se dy drejtore janë dënuar për certifikata të rrejshme nga kompania “Julija CO LTD”, nga ku vjen edhe certifikata e Hristovskit.
LSDM
“Dokumente të dorëzuara në LSDM nga informatorë, tregojnë lëshime serioze. Sipas dokumenteve nga Agjencia për Punësim dhe Fondit për Sigurim Shëndetësor, mund të kontestohet një nga kushtet kyçe që nevojitet – stazhi prej 5 viteve në funksion udhëheqës. Shumë lehtë mund të konstatohet se nuk e posedon. Dot të thotë se Hristovski me vetëdije ka përdorur dokument të falsifikuar për ta fituar këtë pozitë, që paraqet vepër penale. Është e qartë se ka përmendur vetëm vite pa data të sakta për stazhin e tij në pozita udhëheqëse. Prokuroria duhet ta hetojë edhe këtë aspekt”
Ndërkohë, media bullgare njoftojnë se Hristovski për herë të fundit në Bullgari ka qenë në vitin 2018, duke shtruar pyetjen se si e ka marrë certifikatën TOEFL në vitin 2022?
Media bullgare “Burevesnik” paraqet dy mundësi – se certifikatën e falsifikuar e ka marrë vet Hristovski ose eventualisht është ndihmuar nga shërbimet Bullgare.
BUREVESNIK – BULLGARI
“Si ka mundësi që shefi i ri i inetelegjencës së RMV-së e ka plotësuar kushtin për ta mësuar gjuhën që të emërohet në këtë funksion? Ka mundësi që gjatë provimit të ketë dorëzuar dokument me përmbajtje jo të vërtetë nga “Julija KO”, por me siguri 100% e ka ditur se është i rrejshëm, për shkak se nuk e ka dhënë provimin në këtë formë. Ose ata që e kanë emëruar bëjnë edhe një shkelje të rëndë duke ia pranuar certifikatën për provimin e kursit si konfirmim për provimin e dhënë”
Nga ana tjetër, Prokuroria ka inicuar procedurë parahetimore për emërimin e Bojan Hristovskit në krye të ASK-së, pas njoftimeve për certifikatë të rreme.
Nga PTHP – Shkup kanë njoftuar se në adresë të tyre janë dorëzuar dy kallëzime anonime penale, që i kanë bashkuar në një dhe ia kanë shpërndarë Prokurorit Publik. /tvklan.mk