Drejtori i ri i ASK-së/ LSDM: Dokumenti i falsifikuar është krim – Hristovski të dorëhiqet

Pasi në dokumentet e konkursit për zgjedhje të asistentit në Fakultetin për Siguri, Drejtori I ri I ASK-së, Bojan Hristovski, ka paraqitur se për gjuhën angleze posedon certifikatën TOEFL nga Qendra Bullgare për gjuhë të huaja “Julija”, media bullgare njoftojnë se një shkollë e këtillë për gjuhë angleze nuk ekziston në Plovdiv.

LSDM-ja këtë e quan një skandal serioz dhe shkelje të ligjeve, kurse Hristovski nuk I plotëson kushtet për të qenë Drejtor I ASK-së.

Sipas socialdemokratëve, Mickoski dhe bashkëpunëtorët e tij vehen mbi institucionet duke emëruar njerëz pa kualifikime në pozita kyçe, kurse skandaloze, sipas LSDM-së, është se vepra penale është bërë në kohën kur Hristovski ka qenë Këshilltar Shtetëror për cështje kriminalistike në MPB, duke e quajtur këtë rrezik për sigurinë kombëtare.  

“Për shkak të shkeljeve serioze të ligjeve dhe procedurave, LSDM-ja kërkon dorëheqje urgjente të Bojan Hristovskit nga funksioni Drejtor i ASK-së dhe përgjegjësi për shkelje të ligjit. Reagim urgjent të Komisionit Antikorrupsion, që duhet t`i verifikojë informacionet dhe të prononcohet rreth kësaj çështje. Bëjmë thirrje për hetime transparente, që do të konstatojë se kush e ka mundësuar këtë vepër penale dhe kush është përgjegjës për emërimin e tij. Përgjegjësi dhe dorëheqje nga Mickoski, i cili me vetëdije partizon institucionet me emërimin e personave pa kualifikime dhe integritet të cënuar. Bëjmë thirrje për unitet të të gjithë forcave politike dhe shoqërore që besojnë në shtetin e së drejtës dhe institucionet. Nuk guxojmë të lejojmë që ASK-ja të bëhet peng i interesave personale dhe veprimeve të jashtëligjshme. Kjo nuk është çështje politike – është çështje e sigurisë së shtetit dhe të besimit në shtetin juridik” – thonë nga LSDM.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share