Drejtoi makinën i dehur, shkaktoi aksident me vdekje – Padi penale për shoferin

Prokuroria Themelore Publike Manastir ka iniciuar procedurë kundër një personi nga Resnja i cili dyshohet se ka kryer vepër penale – Krime të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion nga neni 300 paragrafi 2 në lidhje me nenin 297 paragrafi 1 të Kodit Penal, përcjell KlanM.

I dyshuafi më 23 prill ka drejtuar automjetin e tij të tipit “Mercedes” nën ndikimin e alkoolit. Përveç kësaj, sipas raportit policor dhe ekspertizës së prokurorisë, ai ka kaluar në vijë të plotë dhe për një kohë makinën e ka drejtuar në korsinë e kundërt. Kështu, siç përcjell KlanM, ka arritur në përplasje direkte me një veturë të tipit “Seat Arosa” me dy pasagjerë brenda.

“Gjatë përplasjes së dy veturave viktima – vozitëse e veturës ‘Seat Arosa’ ka pësuar lëndime të rënda trupore nga të cilat ka ndërruar jetë menjëherë, ndërsa pasagjeri i saj ka pësuar lëndime trupore. Gjatë këqyrjes në vend, prokurori publik kompetent ka dhënë urdhër për obduksion të trupit të të ndjerës dhe urdhra të tjera të nevojshme për sigurimin e gjurmëve dhe provave”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Prokuroria Themelore Publike Manastir, gjyqtarit të procedurës paraprake i ka dorëzuar propozimin për caktimin e masës së arrestit shtëpiak për të dyshuarin, për shkak të rrezikut të arratisjes dhe mundësisë së ndikimit te dëshmitarët dhe ekspertët apo edhe për shkak të mundësisë së përsëritjes së veprës penale./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share