Shqipëri / Drejtohej nga adoleshenti, “Benzi” me 3 të mitur përfundon në përrua

Një aksident i rëndë ka ndodhur në afërsi të fshatit Bajkaj të Delvinës mbrëmjen e sotme. Policia njofton se një i mitur ka qenë duke drejtuar makinën tip “Benz” kur ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe automjeti ka përfunduar në një përrua.

Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar i mituri që drejtonte makinën dhe 2 të mitur të tjerë që udhëtonin me këtë automjet të moshave 13 dhe 15 vjeç, të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Sipas raportimeve paraprake, njëri nga adoleshentët është në gjendje të rëndë për jetën.

Policia ka bllokuar automjetin, i cili dyshohet se është në pronësi të babait të njërit prej të miturve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./tvklan.al

 

 

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share