Drejt pezullimit 3 punonjëset e çerdhes në Kosovë, në video shfaqet dhunua ndaj një 3-vjeçari

Dy edukatore dhe një punonjëse e një çerdhe publikë në Fushë Kosovë janë intervistuar nga policia si të dyshuara se kanë keqtrajtuar një fëmijë 3 vjeç.

Familjarët thonë se fëmija ka përjetuar trauma ndërsa e kanë denoncuar rastin në polici.

“Është e pamundur të vendosin të dërgojnë në kopsht, kur të qetësohet situata fëmija tregon se ka qenë edhe i izoluar prej fëmijëve të tjerë”.

Por akuzat i mohon avokati i njërës prej edukatoreve të përfshira në këtë rast.

“Unë i kam parë me pamje, me të gjitha, është vetëm një ndalesë e cila i është bërë fëmijës në mënyrë që mos të dalë jashtë objektit”.

Edhe inspektorati i arsimit ishte qysh në mëngjes në këtë institucion ndërsa drejtori komunal paralajmëroi pezullimin e tyre nga puna.

Drejtoresha e çerdhes nuk ka pranuar të flasë për media. Policia e Kosovës ka njoftuar se në bashkëpunim më Prokurorinë është duke u marrë me rastin./Tv Klan

VIDEO

Lexo gjithashtu
Total
0
Share