Tërhiqet kandidati i vetëm në Mitrovicë
Është tërhequr kandidati i vetëm serb për zgjedhjet në Mitrovicën e Veriut. Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi sipas të cilit vendimin për tërheqje, Aleksandar Arsenijeviq e ka dorëzuar më 2 Dhjetor, brenda afatit ligjor të vendosur nga KQZ-ja.
Pikërisht për zgjedhjet në katër komunat veriore si dhe për cështjen e dialogut Kosovë-Serbi në Kosovë gjatë së martës do të qëndrojë i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë Serbi Miroslav Lajcak.
Para vizitës në Kosovë ai ka qëndruar në Beograd ku ka takuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Vuciq ka theksuar domosdoshmërinë e zbatimit të marrëveshjes për Asociacionin. Ndërkohë Shtetet e Bashkuara të Amerikës nëpërmjet ndihmës ambasadores së USAID-it kanë kërkuar normalizim të raporteve Kosovë Serbi.
“Normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë me njohjen e ndërsjellë në qendër është mënyra më e mirë që ti ndihmojë Kosovës t’i përmirësoj raportet e saj me vendet fqinje dhe në këtë mënyrë edhe të zë vendin e vet në mesin e vendeve tjera në kuadër të integrimeve evropiane.”
Gjatë qëndrimit në Kosovë ajo ka takuar presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.
Tv Klan