Dramë e vërtetë familjare ka ndodhur në një fshat të Shkupit. Një nënë 46 vjeçare është rrahur nga bashkëshorti i saj. Përveç tij, atë e ka sulmuar edhe djali i saj 28 vjeçar, i cili më tej ka rrahur edhe motrën e tij, të bijën e 46 vjeçares, përcjell KlanM. Siç thonë nga MPB, rastin në polici e ka paraqitur e sulmuara, ndërsa shtojnë se po merren masa për zbardhjen e rastit.
“Sot (17.02.2023) në ora 02:30 në SPB Shkup, një grua 46 vjeçare nga një fshat i Shkupit ka raportuar se me datë 16.02.2023 rreth orës 18.00 është sulmuar fizikisht në shtëpinë e familjes nga djali i saj N.P (28) dhe bashkëshorti i saj R.P, i cili ka përdorur edhe send të fortë. Sipas raportit, N.P ka sulmuar fizikisht edhe vajzën e denoncueses”, thonë nga policia./KlanMacedonia