Kryeministri Edi Rama u ka kthyer përgjigje si Kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentit Aleksandar Vuçiç për draft-statutin e propozuar nga ai për një zgjidhje të konfliktit në veri të Kosovës me popullsinë serbe.https://www.youtube.com/embed/gp6QW83htTg
Kryeministri, në një konferencë për shtyp ku njoftoi se mbledhja e përbashkët mes dy qeverive Shqipëri-Kosovë nuk mund të zhvillohet në formatin e planifikuar, u shpreh se nuk pret asgjë nga Presidenti serb Vuçiç, por pret nga Kryeministri Kurti që të paktën ta shikojnë draftin.
“Nuk pres që Presidenti i Serbisë të thotë bravo, as ta pranojë. Unë s’pres nga ai. Po minimalisht Kryeministri i Kosovës të thotë ok ta shohim. Çfarë problemi ka? Merre shihe njëherë se s’dihet. Ju siguroj që është top, se nuk e kam shkruar unë, e kanë bërë ekspertë të nivelit më të lartë botërorë. Ata që e knaë marrë në Paris, Bruksel, Uashington kanë vetëm fjalë të mira. Ka një pengesë psikologjike që ka të bëjë me natyrën e gjithë politikës së bërë nga dy”, u shpreh Kryeministri Edi Rama. /tvklan.al