Draçevë: Ura e dëmtuar rrezik për automjetet

EKIPE TË QMK-së KANË INSPEKTUAR VENDNGJARJEN

Gjatë pasditës së të enjtes në Qendrën për Menaxhim me Kriza një qytetar ka denoncuar dëmtime në urën mbi lumin e Markut në Draçevë të Shkupit, raporton KlanM.

Qendra për Menaxhim me Kriza, siç thuhet në komunikatë, ka njoftuar Ndërmarrjen Publike për Rrugët – Shkup dhe Komunat Kisella Vodë, Qytetin e Shkupit dhe Ministrinë e Brendshme.

“QMK-ja u bën thirrje të gjithë qytetarëve, nëse vërejën cfarë do rreziku që mund ta cënojë shëndetin ose jetën e tyre, të paraqiten në numrin e telefonit pa pagesë – 112, më pas ne do t`I ndarmarrim të gjitha masat e nevojshme”, deklaroi Stojançe Angellov-drejtor i QMK-së

Nga ana e Ndërmarrjes Publike për Rrugët mbrëmë vonë, siç njofton QMK-ja është shënuar gropa mbi këtë urë që sipas kompetentëve paraqet rrezik për automjetet dhe cënon statikën e urës.

Qendra për Menaxhim me Kriza u ka bërë thirrje institucioneve kompetente që të ndërmarrin masa adekuate për ta siguruar këtë urë dhe ta garantojnë sigurinë e qytetarëve.            /KlanMaccedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share