Dr.Nexhadi Jakupi: S`ka dëme, është djegur një llambë elektrike, është intervenuar në moment

SHKUP (AA) – Prof. Dr. Hasan Fevzi Batırel, ligjërues i kirurgjisë torakale në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin Marmara, me operimet vullnetare që i kryen në Shkup të Maqedonisë së Veriut shpëton jetët e pacientëve në këtë vend. Ai para disa vitesh në kuadër të një Kongresi mjekësor ballkanik në kryeqytetin e Sllovenisë, Lubjanë, është takuar me drejtorin e Klinikës Universitare për kirurgji torakale dhe vaskulare, Nexhati Jakupi (foto), i cili pas një kërkese para një viti ka filluar të kryejë operime dhe të japë trajnime për personelin në Maqedoninë e Veriut. ( Abdula Berisha – Anadolu Agency )

Drejtori I Klinikës për Kirurgji, Nexhadi Jakupi, I pyetur nga KlanM për zjarrin që ka shpërthyer para disa ditëve në një repart të klinikave, thotë se nga djegia e një llambe elektrike është shkaktuar tymi që është përhapur edhe në hapësira tjera. Ai për KlanM, thotë se për shkaqe sigurie, pacientët janë evakuar dhe janë dërguar në hapësira të sigurta, kurse personeli ndihmës ka reagur menjëherë duke parandaluar dëmet materiale.

“Gjatë natës është djegur një llambë elektrike, në hapësira ndihmëse të ambulancës dhe repartit në pjesën e poshtme të Klinikave Kirurgjike, më ç`rast është shkaktuar tym që është shpërndarë në hapësirat përreth dhe në një pjesë ku ka pasur pacientë. Pacientët janë larguar nga Reparti dhe ekipet ndihmëse të qendrave klinike kanë intervenuar dhe kanë ndërprerë tymin e shkaktuar nga djegia e llambës elektrike dhe me këtë është evituar përhapja e ndonjë zjarri apo dëmi tjetër. Përvec tymit që ka tymosur hapësirat përreth, dëme tjera nuk ka pasur” – shprehet për KlanM, Drejtori Nexhadi Jakupi.

Ai thotë mohon se është heshtur për këtë ngjarje, duke thënë se është intervenuar në moment dhe se nuk janë shkaktuar dëme materiale e as që ka pasur pasoja për shëndetin e pacientëve dhe personelit mjekësor.

“Në moment është intervenuar dhe fatmirësisht nuk ka pasur ndonjë shtrirje të madhe dhe nuk është shkaktuar ndonjë dëm material apo pasoja për jetën e pacientëve dhe personelit mjekësor” – thotë për KlanM, Drejtori Nexhadi Jakupi. 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share