DPHM paralajmëron mot të paqëndrueshëm me reshje të shiut dhe stuhi

MIA
MIA

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike paralajmëron mot të paqëndrueshëm me reshje të dendura shiu dhe stuhi lokale. Siç informojnë prej atje, nën ndikimin e një mase ajrore të lagësht dhe të paqëndrueshme, sot në orët e mbrëmjes duke filluar nga perëndimi do të ketë reshje shiu që do të përhapen gjatë gjithë natës.

“Gjatë natës, në disa vende reshjet do të jenë të rrëmbyeshme, të përcjella me bubullimë dhe erë të fortë”, thuhet në njoftimin nga DPHM.

Në Shkup sot në mbrëmje, gjatë natës dhe nesër do të mbajë mot i vranët me reshje shiu.
Në pjesë të luginës do të jetë e paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme (mbi 20 l/m2), bubullima dhe erë të fortë.

“Në rast të shfaqjes së shkarkimeve elektrike, rekomandohet vigjilencë më e madhe, të mos qëndrojnë në ambiente të hapura dhe nën pemë të vetmuara”, thonë nga DPHM.

Të mërkurën do të ketë dukuri të izoluar të jostabilitetit me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe bubullima, ndërsa stabilizim të përkohshëm të motit ditën e enjte.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share