Borussia Dortmundi ka realizuar fitore me përmbysje ndaj Borussia Monchengladbach, me rezultat 3-2, në kuadër të xhiros së 13-të në Bundesliga.
Mysafirët kaluan fillimisht në epërsi me anë të Rocco Reitz, në minutën e 13’. Gjersa golin e dytë e shënoi Koudio Kone, në minutën 28’.
Por, Dortmundi vetëm dy minuta më vonë e ngushton epërsinë duke realizuar me anë të Marcel Sabitzer.
Dy minuta më vonë barazohet rezultati me anë të Niclas Fullkrug, i cili realizoi gol të bukur.
Dortmundi nuk ndalet në pjesën e parë, pasi kalon edhe në epërsime anë të Jamie Bynoe-Gittens në minutën e 45’.
Në pjesën e dytë, Donyel Mallen me një gol në minutën e 98’ e vulosi fitoren e verdhezinjve.
Dortmundi pas fitores kalon në vendin e katërt me 23 pikë të grumbulluara.