Dortmund pret PSG-në në ndeshjen e parë gjysmëfinale

Borussia Dortmund është nikoqir i Paris Saint Germain në gjysmëfinalen e dytë në Ligën e Kampionëve, pasi e para u zhvillua të martën mbrëma në Allianz Arena mes Bayern Munich dhe Real Madrid.

Do të jetë një sfidë jashtëzakonisht interesante mes Dortmund dhe PSG-së, pasi dy skuadrat kanë shkaktuar befasi për të ardhur deri në këtë pikë.

Verdhezinjtë eliminuan Atletico Madridin, derisa parisienët gjigantin katalunas Barcelonën.

Në fakt përballja mes Dortmund dhe PSG sonte do të jetë e treta këtë edicion mes dy skuadrave që ishin në një grup të njëjtë.

PSG kishte fituar takimin në Parc de Princes 2-0, derisa ndeshja në Signal Iduna Park përfundoi baras 1-1.

Gjithsesi tani është ndryshe pasi dy skuadrat nuk kanë më se çfarë të kalkulojnë dhe duan me çdo kusht kalimin në finale.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share