Dorëhiqet Vuçiq

Presidenti i Serbisë dhe lideri i Partisë Progresive Serbe (SNS) në pushtet, Aleksandar Vuçiq, ka dhënë sot dorëheqjen nga posti i tij partiak, përcjell KlanM.

Në mbledhjen e partisë në Kragujevc, Vuçiq propozoi për atë post Millosh Vuçeviqin, ministër i Mbrojtjes i Serbisë, i cili është edhe zyrtar i lartë i SNS-së.

Pritet që SNS të konfirmojë zgjedhjen e Vuçevicit në të njëjtën ditë në vazhdim të seancës.

“Milloshi është një njeri i përkushtuar ndaj SNS-së dhe idesë së një Serbie të pavarur dhe të begatë”, tha Vuçiq gjatë fjalimit të tij, shkruan REL.

Vuçiq ka njoftuar më parë dorëheqjen e tij nga pozita e lartë në parti. Siç përcjell KlanM, ai gjithashtu ka bërë të ditur se nga 28 maji do të fillojë formimin e një lëvizjeje të re, por shtoi se do të vazhdojë të jetë anëtar i partisë.

Siç ka sqaruar ai, ajo lëvizje do të jetë më e gjerë se SNS, sepse synimi i tij është që në të të marrin pjesë edhe ata që nuk janë në atë parti, duke mos specifikuar se kë do të ftojë, përcjell Klan Macedonia.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share