Dorëhiqet kryediplomati ukrainas mes riorganizimit më të madh të luftës

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba dha dorëheqje të mërkurën, si pjesë e riorganizimit më të madh të qeverisë në luftën 30-mujore kundër Rusisë.

Më shumë dorëheqje dhe emërime priten gjatë ditëve në vijim pasi pesë ministra dhanë dorëheqjen të martën, në atë që një aleat i lartë i presidentit Volodymyr Zelensky tha si fillimi i një “rivendosjeje” të qeverisë përpara dimrit.

Letra e dorëheqjes së Kulebës është postuar në Facebook nga kryetari i parlamentit, Ruslan Stefanchuk, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Kryetari tha se ligjvënësit do të diskutojnë së shpejti kërkesën. Parlamenti pret të votojë për dorëheqjet më vonë të mërkurën në atë që zakonisht është një formalitet politik.

Zelensky ka thënë se ndryshimet në qeveri, të cilat vijnë në një moment vendimtar në konfliktin në shkallë të plotë, janë të nevojshme për ta forcuar atë dhe për të arritur rezultatet e nevojshme për Ukrainën.

“Vjeshta do të jetë jashtëzakonisht e rëndësishme për Ukrainën. Dhe institucionet tona shtetërore duhet të konfigurohen në mënyrë që Ukraina të arrijë të gjitha rezultatet që na duhen – për të gjithë ne”, tha ai të marten, transmeton Klankosova.tv.

Forcat ruse po përparojnë në lindje të Ukrainës, trupat ukrainase kanë bërë një inkusion të guximshëm në rajonin Kursk të Rusisë dhe Moska ka intensifikuar sulmet me dronë dhe raketa në javët e fundit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share