Edhe pse ish zëvendëskryeministri Grubi ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat publike dhe është tërhequr nga jeta politike, koalicioni VLEN vazhdon të hedhë akuza mbi Bashkimin Demokratik për Integrim dhe tashmë ish funksionarin e tyre për zhytje në krim dhe korrupsion.
Bashkim Hasani nga koalicioni VLEN thotë se të gjithë funksionarët e BDI-së, duke filluar nga Ahmeti janë vënë në mbrojtje të Grubit dhe me qëndrimet e tyre “pro” këtij të fundit, po kundërshtojnë vendimin e departamentit të shtetit.
“Edhe sa mesazhe të tjera duhet të japë SHBA-ja që kjo parti të kuptojë se ka nevojë urgjente për reforma të thella programore dhe kadrovike. Anëtarët e ndershëm të BDI-së duhet të ngrihen të vendosin tenda në Reçicë të vogël dhe të kërkojnë çlirimin e partisë nga hijet dhe bedelët e korruptuar. Vetëm kështu mund të shpëtohet ajo që ka mbetur nga kjo parti” – tha Bashkim Hasani, VLEN.
BDI një ditë pas publikimit të fundit të liestës së zezë njoftoise ata e rrespektojnë vendimin e Departamentit të shtetit të SHBA-së.
Kujtojmë, Artan Grubi katër vitet e fundit ka mbajtur pozitën e zëvendëskryeministrit të parë por ka qenë edhe shef kabineti i kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti dhe sekrtar organizativ I partise. Veç pozitave të lartëpërmendura, Grubi ka qenë edhe koordinator kryesor i punimeve për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10d, projekte historike që sipas integristëve me vite janë mbajtur në sirtarë dhe nuk janë implementuar. /tvklan.mk/