Dorëheqja e drejtuesve te Juventus / Ja kush do ta drejtojë klubin tani

Të akuzuar për manipulim të bilanceve të gjithë anëtarët e bordit drejtues të Juventusit përfshirë presidentin Andrea Agnelli dhe zv/presidentin Pavel Nedved kanë njoftuar dorëheqjen.

Kjo masë është marrë në mënyrë që klubi të mos goditet nga hetimet e prokurorisë, por vetëm personat e dyshuar. Torinezët janë nën vëzhgim për falsifikime të bilanceve të dyshuar se kanë paguar lojtarët e tyre, pavarësisht se në letra rezulton se futbollistët kishin hequr dorë nga pagat e tyre për 4 muaj gjatë pandemisë.

Sezonin e shkuar, Juventus raportoi një humbje prej më shumë së 250 milionë eurosh, rekordi më i keq në historinë e tyre. Në 12 vite si president, 46-vjeçari Andrea Agnelli e drejtoi drejt trofeve në Itali, por pa arritur që të jetë triumfator edhe në Kupat e Europës.

Klubi do të drejtohet nga Gianluca Ferrero, kontabilist, auditues, ish kryetar bashkie dhe drejtor i kompanive të ndryshme. Ai është njeriu që Exor, kompania holding e familjes Agnelli-Elkann që kontrollon Juventusin, ka caktuar si president të bardhezinjve.

Exor do të komunikojë listën e plotë të kandidatëve për rinovimin e Bordit Drejtues brenda afateve ligjore, pra 25 ditë përpara mbledhjes së aksionarëve të datës 18 janar 2023.

Synimi i Exor është për të hartuar një bord të fortë për Juventusin, me një profil teknik, të aftë për të trajtuar të gjitha çështjet ligjore dhe korporative në procedurat e ndryshme të hapura.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share