Dorëheqja e Draghit, “minë me sahat” për BE-në

ANALIZA E DW: NËSE NË ITALI DO TË KETË KOALICION ME POPULISTËT E DJATHTË, RREZIKOHET E ARDHMJA E UKRAINËS

Dorëheqja e Mario Draghit mund të rrezikojë të ardhmen e Bashkimit Europian. Rrëzimi i Mario Draghit do të ishte si dhuratë për Vladimir Putinin pasi lëvizja “Pesë Yjet” konsiderohen si miq të Rusisëse sëbashku me populistët e djathtë të Lega Nordit. Një aleancë me populistët e djathtë do të mund të ndizte populizmin edhe në vende të tjera anëtare, gjë që mund të sillte fundin e frymës së bashkësisë dhe të vinte në pikëpyetje të ardhmen e Ukrainës. Përveç kësaj Italia rrezikon edhe një krizë ekonomike.

 Italia po shkon drej kolapsit politik. Dorëheqja e kryeministrit Italian Mario Draghi mund të trondisë themelet e Bashkimit Europian.

Sipas Deutche Welle  Europa nuk mund ta përballojë paqëndrueshmërinë në Romë me pasojat që dihen ndaj euros dhe një politike të përbashkët ndaj Ukrainës. Eskpertët shprehene se megjithatë ka një shans për shpëtimin në minutën e fundit. Por në parim kryeministri Mario Draghi do ta vazhdojë qeverinë e tij të unitetit kombëtar vetëm, nëse në bord qëndrojnë të gjithë partnerët e koalicionit. E pikërisht për këtë arsye do të jetë e rrezikshme për të gjithë.

Rrëzimi i Mario Draghit do të ishte si dhuratë për Vladimir Putinin. “Pesë Yjet” konsiderohen që në krye të herës si miq të Rusisë, si dhe kolegët e tyre populistët e djathtë të Lega Nordit. Prej javësh ato kërkojnë t’u jepet fund furnizimeve me armë ndaj Ukrainës, një lloj paqeje të imponuar që këkron gjithashtu edhe rivendosjen e marrëdhënieve normale me Moskën. Ishte kryeministri Draghi ai që u angazhua në Bruksel për një pozicion të përbashkët në krahun e SHBA-së për mbështetjen e Ukrainës dhe sanksionet ndaj Rusisë.

Në Bruksel KISHTE shpresa, SE Draghi do të qëndrojë në detyrë deri në zgjedhjet e radhës pranverën e ardhëshme, kur BE-ja ta ketë përballuar më të keqen.

Ndërkohë që shumica e italianëve janë distancuar prej populizmit të parties si dhe një pjesë e deputetëve të Pesë Yjeve së fundi janë të zhgënjyer, pjesa e mbetur mjafton për të rrezikuar qeverinë e unitetit kombëtar. Nëse tani në Itali do të ketë zgjedhje të reja, sipas sondazheve të deritanishme, mund të kërcënojë një koalicion me populistët e djathtë. Një aleancë e tillë do të nënkuptonte fundin e politikës së BE-së ndaj Ukrainës. Por një ndryshim i politikës në Romë do të ishte një minë me sahat, që mund të ndizte populizmin edhe në vende të tjera anëtare, gjë që mund të sillte fundin e frymës së bashkësisë dhe të vinte në pikëpyetje të ardhmen e Ukrainës. Pas kërcënimit me dorëheqje të Draghit menjëherë u rritën kostot për obligacionet italiane. Borxhet e shtetit ndërkohë janë 150 përqind të rendimentit ekonomik dhe investitorët si dhe politikanët druajnë një kthim në vitet e krizës./KlanNews

Lexo gjithashtu
Total
0
Share