Boksierja kosovare Donjeta Sadiku, e cila përfaqësoi Kosovën në Olimpiadën e Parisit, nuk arriti të fitojë medalje pas një sfide të vështirë në ring.
Ajo u mposht nga kundërshtarja nga Kolumbia, Angie Valdes. Donjeta Sadiku luftoi në kategorinë e peshës deri në 60 kilogramë, por pavarësisht përpjekjeve të saj, nuk arriti të triumfojë në këtë ngjarje të madhe sportive.