“Doni apo s’doni ju…”, Rama: Flamuri i Shqipërisë do ngulet në Bruksel!

Debate sot në Kuvend për projekt-rezolutën antikorrupsion.

Edhe pse i bëri thirrje opozitës që kjo nismë e re të votohet, kryeministri Edi Rama e bëri të qartë se Shqipëria do anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

“Ashtu siç nuk u ndal reforma në drejtësi as kjo nismë e re nuk ndalet. Prandaj thirrja ime është votojeni, po se gjetët forcën mos e bojkotoni nesër komisionin parlamentar. Kthejuni memories 10 vjet e kusur, u kam thënë mos bëni këtë, mos bëni atë. Shikoni bëni këtë! Ka dalë siç ju kam thënë, jo siç keni bërë ose jo ju. Për një arsye shumë të thjeshtë, jo se jam më i zgjuar apo i zoti, por sepse ju s’keni dashur kurrë ta mësoni se vendimmarrjet me shikimin deri te hunda jote, rrugën ta bëjnë pafundësisht të gjatë.

Shëndet, me mend në kokë uroj! Se keni akoma shumë për të parë! Flamuri i Shqipërisë doni apo s’doni ju do jetë gati për t’u ngulur në oborrin e BE në Bruksel”, tha Rama nga foltorja./tvklan.al

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share