Realizon një triple-double dhe çon Mavericks drejt fitores
Dallas Mavericks arriti një fitore dramatike ndaj New York Knicks dhe merita është e gjitha e sllovenit Luka Donçiç. 23-vjeçari bëri historinë e këtij sporti duke arritur një triple-double me të paktën 60 pikë të realizuara, 21 topa nga tabela dhe 10 asiste.
“Jam shumë i lodhur. Kam nevojë për një birrë që të marr veten”.
Mavericks triumfuan në një ndeshje që po shkonte drejt disfatës, pasi 27 sekonda nga fundi kishin 9 pikë më pak. Donçiç gaboi qëllimisht një gjuajtje të lirë për të rrëmbyer më pas topin, duke e çuar sfidën në shtesë.
Dallas Mavericks arritën të fitonin me rezultatin 126-121 me New York Knicks.
Tv Klan