Donald Trump shikoi nisjen e Starship me Elon Musk, por fluturimi testues nuk shkoi siç ishte planifikuar!

SpaceX i Elon Musk ka kryer një tjetër lëshim të raketës Starship në prezencë të presidentit të zgjedhur Donald Trump, por fluturimi testues nuk shkoi në mënyrë perfekte.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, sistemi raketor 122m i lartë, i projektuar për të ulur astronautët në hënë dhe ekuipazhet në Mars, u ngrit nga Boca Chica, Teksas.

Por “pjesa e parë e saj”, e quajtur Super Heavy, papritur bëri një shpërthim në Gjirin e Meksikës në vend që të përpiqej të kthehej në platformën e saj të nisjes, duke treguar se diçka shkoi keq.

Paraqitja e Trump sinjalizon një aleancë të thelluar me Musk, i cili do të përfitojë nga fitorja e tij e fundit në zgjedhje.

Siç theksojnë mediat, sipërmarrësi miliarder pritet të sigurojë trajtim të favorshëm nga qeveria, jo vetëm për SpaceX, por edhe Tesla, dhe të ndihmojë kompanitë e tij.

Trump ka emëruar gjithashtu Musk si bashkëdrejtues të një projekti të ri të efikasitetit të qeverisë.

Pas ndarjes nga faza e dytë Starship, përforcuesi u kthye në Boca Chica në Teksas, ku supozohej “të kapej dhe të mbërthehej” në ato që kompania i përshkruan si “shkopinj”.

Por “kapja” u anulua vetëm katër minuta pas fluturimit provë dhe përforcuesi ra në ujë tre minuta më vonë.

Raketa Starship gjithashtu ra rreth një orë më vonë, por këtë herë në Oqeanin Indian, në brigjet veriore të Australisë.

Ky ishte testi i gjashtë për raketën më të madhe dhe më të fuqishme në botë që SpaceX dhe NASA shpresojnë të përdorin për të rikthyer astronautët në Hënë dhe përfundimisht në Mars.

NASA po paguan SpaceX më shumë se 4 miliardë dollarë “për të vendosur” astronautët në Hënë nëpërmjet Starship në misionet e njëpasnjëshme më vonë këtë dekadë. /Telegrafi/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share