Donald Trump mbajti tubimin e tij të parë që pas sulmit në Pensilvani të dielën e kaluar. Ai u tall me demokratët, përfshirë edhe nën/presidenten Kamala Harris dhe në një moment e quajti ish-kryetaren e Dhomës Demokratike, Nancy Pelosi, “të çmendur”, ndërsa e cilësoi presidentin amerikan, Joe Biden një njeri të dobët dhe i bëri thirrje të tërhiqet nga gara.
“Kamala. E keni parë ndonjëherë të qeshë? Ajo është e çmendur. E dini, mund të dalloni shumë nga një e qeshur. Por ajo nuk është aq e çmendur sa Nancy Pelosi, kjo e fundit është 100%.”
Trump gjithashtu tha se ai “mori një plumb për demokraci” kur iu bë një tentativë për t’i vrarë javën e kaluar.
I ndjekur nga mijëra njerëz, ky ishte tubimi i parë i Trump me kandidatin e ri JD Vance dhe i pari pasi i mbijetoi atentatit.
Ai tha në një arenë të mbushur plot në Grand Rapids se demokratët e kanë akuzuar atë si “një kërcënim për demokracinë”, ndërsa shtoi se ishte gati të “marrë përsëri Shtëpinë e Bardhë”.
Ndërkaq siguria ishte e lartë gjatë tubimit në Michigan. Oficerët e Shërbimit Sekret të SHBA-së u pozicionuan në ballkonet e sipërme në Arenën Van Andel, ndërsa edhe në rrugë kishte prani të shtuar të policisë.
Sondazhet tregojnë një garë të ngushtë midis Trump dhe Biden në nivel kombëtar, por Biden është pas Trump në disa shtete.