Donald Trump ka të ngjarë të ketë fshehur dokumente të klasifikuara në pronën e tij

Zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë thonë se janë bërë përpjekje për të penguar hetimet

Ish-presidenti amerikan Donald Trump mund të ketë fshehur dokumente të klasifikuara gjatë një kontrolli të FBI-së në pronën e tij në Qershor.

Kështu deklarojnë zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë. Në një dosje gjyqësore, departamenti thotë se ka të ngjarë që janë bërë përpjekje për të penguar hetimin e qeverisë. Ata pretendojnë se agjentët ishin “të ndaluar në mënyrë eksplicite” të kontrollonin një dhomë magazinimi në rezidencën e Trump në Mar-a-Lago.

Sipas zyrtarëve të dhënat e tjera ka të ngjarë të jenë “fshehur dhe hequr” nga një dhomë magazinimi. Shefi i Departamentit të Drejtësisë, Jay Bratt, bën me dije se FBI ishte në gjendje të rikuperonte një numër dokumentesh të klasifikuara që ekipi i Trump nuk i kishte dorëzuar, pavarësisht kërkesave të mëparshme.

Pas vizitës së Qershorit, ekipet e FBI kontrolluan sërish pronën e zotit Trump në Gusht.

Krerët e shteteve duhet t’i transferojnë të gjitha dokumentet dhe emailet e tyre në një agjenci qeveritare të quajtur Arkivi Kombëtar dhe FBI po heton nëse ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë i ka çuar ato nga Shtëpia e Bardhë në Mar-a-Lago pasi u largua nga detyra në Janar 2021.

Avokatët e ish-presidentit ameikan kanë kërkuar që të vendoset një prokuror special për të përcaktuar nëse dosjet e sekuestruara mbulohen nga privilegji ekzekutiv, i cili u lejon presidentëve të mbajnë të fshehta disa komunikime.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share