Robert F. Kennedy Jr. është emëruar nga Presidenti i zgjedhur i SHBA, Donald Trump, si Sekretar i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore.
Në një reagim në rrjetin social X pas emërimit, Kennedy u zotua se do të punojë për t’i dhënë fund sëmundjeve kronike dhe do të eliminojë korrupsionin.
Robert F. Kennedy Jr. kandidoi fillimisht si i pavarur në zgjedhjet presidenciale amerikane, deri në muajin Gusht kur u tërhoq nga gara dhe iu bashkua Donald Trumpit në këmbim të një vendi në administratën e tij.
Robert F. Kennedy Jr. në të kaluarën ka folur shpesh për trajtimin e sëmundjeve të tilla si obeziteti, diabeti dhe autizmi. Ai ka bërë thirrje për reduktimin e kimikateve në ushqime.
Në një fjalim ditën e enjte, Trump lavdëroi Robert F. Kennedy Jr. duke thënë se ai do të bëjë gjëra të mrekullueshmë në pozicionin e tij të ri.
/tvklan.al