1 EURO – 61.40, 1 DOLLAR – 60.60, 1 CHF – 61.70
Sipas kursit të këmbimoreve në Maqedoninë e Veriut, dollari amerikan, për herë të parë pas 20 viteve, është barazuar me euron. Para fillimit të krizës ukrainase, sic njofton KlanM, në Shkurt të këtij viti, dollari këmbehej për 55 denarë, kurse ditëve të fundit thuajse njëjtë sikurse euroja – 61.5 denarë. Gjithashtu edhe franga zvicerane ka arritur nivelet e euros me 61.7 denarë.
Dollari është barazuar në bursat botërore, që do të thotë se vlera e euros është më e ulët për më shumë se 12% në krahasim me fillimvitin.
Sipas kursit të mesëm të Bankës Popullore, sic njofton KlanM, euroja këmbehet për 61.5 denarë, derisa dollari për 60.94 denarë.
Në këmbimoret private kursi I shitjes së euros dhe dollarit është barazuar, kurse nëpër bankat kursi I shitjes së dollarit është më I lartë me euron.
Dobësimi I euros, sic përcjell KlanM, është si pasojë e krizës evropiano-energjetike dhe luftës në Ukrainë. Rusia, para krizës ukrainase, siguronte gati 40% të gazit në Evropë, kurse BE-ja përpiqet ta zvogëlojë varshmërinë nga energjensat ruse.
Ndërkohë, dollari është përforcuar për shkak se investitorët e konsiderojnë si strehë të sigurtë.
Lëvizjet e këtilla të valutave kanë ngritur shqetësime tek ekspertët financiar që vlerësojnë se kjo do të ndikojë negativisht në rimëkëmbjen e ekonomisë globale. Vlerësohet se situata vecanërisht mund të përkeqësohet në kontinentin evropian./KlanMacedonia/