MPB njofton se gjatë ditës së djeshme në afërsi të malit Kitka është gjetur i trupi i pajetë 33-vjeçarit nga Shkupi. Nga MPB thonë se i njëjti kishte dalë për gjah bashkë me disa të njohur.
“Më datë 16.10.2022, rreth orës 09:30 në SPB-Shkup, ZH.I. ka raportuar se në malin Kitka, 10 km mbi fshatin Vërzhallë të Shkupit, e kanë gjetur të vdekur J.J.(33) nga Shkupi, i cili së bashku me ZH.I. dhe dy persona tjerë ishin në gjueti. Në vendin e ngjarjes ka kryer kontroll ekipi i SPB-Shkup. Mjeku i mjekësisë ligjore ka konfirmuar vdekjen pa shenja dhune”, thonë nga MPB.