Dokumentet: Trump kërkon emërimin e një prokurori neutral

Official portrait of President Donald J. Trump, Friday, October 6, 2017. (Official White House photo by Shealah Craighead)

DISA AGJENCI LAJMESH KËRKOJNË TË ZBARDHEN TË DHËNA PËR KONTROLLIN E POLICISË NË SHTËPINË E PRESIDENTIT

Ish-presidenti Donald Trump i ka kërkuar  një gjykate federale të bllokojë përkohësisht FBI-në nga shqyrtimi i materialeve që kapi dy javë më parë nga shtëpia e tij në Florida, derisa të caktohet një prokuror special për të mbikëqyrur hetimin.

Avokatët e ish-presidentit amerikan Donald Trump i kërkuan një gjykatësi federal që të ndalojë shqyrtimin nga FBI-ja të dokumenteve të marra nga shtëpia e tij në Florida në fillim të këtij muaji derisa të mund të emërohet një prokuror i posaçëm neutral.

“Kjo çështje ka tërhequr vëmendjen e publikut amerikan. Thjesht masat mbrojtëse ‘adekuate’ nuk janë të pranueshme kur çështja në fjalë përfshin jo vetëm të drejtat kushtetuese të Presidentit Trump, por edhe privilegjin ekzekutiv“, thanë avokatët të cilët thonë se dokumentet e marra nga shtëpia e ish-presidentit Trump “supozohej” të ishin të mbuluara nga privilegji ekzekutiv.

Zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë kanë kërkuar ta mbajnë të gjithë dokumentin të mbylluar, duke thënë se zbulimi i ndonjë pjese të tij rrezikon të komprometojë një hetim penal në vazhdim, zbulimin e informacionit për dëshmitarët dhe zbulimin e teknikave hetimore.

Disa agjenci lajmesh, duke përfshirë Associated Press, i kanë kërkuar gjykatësit të zbardhë të dhënat shtesë të lidhura me kontrollin e këtij muaji në Mar-A-Lago, ku zyrtarët e FBI thanë se gjetën 11 grupe dokumentesh të klasifikuara , përfshirë të dhëna tepër sekrete.

Me interes të veçantë është dokumenti, në të cilin bazohet kërkesa për të kontrolluar shtëpinë e Trump, i cili me sa duket përmban detaje kyçe në lidhje me hetimin e Departamentit të Drejtësisë  për çështjen nëse ish-presidenti amerikan ka mbajtur dhe keqpërdorur të dhëna të klasifikuara si sekrete dhe të ndjeshme të qeverisë.

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share